Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident i rëndë afër Pejës/ Helikopteri i KFOR-it ulet për të marrë të lënduarit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Leshan të Pejës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej tyre e KFOR-it italian.

IndeksOnline kanë paraqitur pamje nga ky aksident ku një helikopter i KFOR-it ka zbritur afër vendit të aksidentit për të marrë të lënduarit.

Aksidentin e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15 e 20 minuta kemi pranuar një informacion për një aksident trafiku të ndodhur në Leshan. Njësitë përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Deri më tani kam informacion vetëm për dy vetura të përfshira”, ka thënë Gashi.