Lajme

Familja e Jakup Krasniqit falënderon të gjithë për solidaritetin dhe mbështetjen

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar për herë të parë pas vizitës së babait të tij, Jakup Krasniqit, duke shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjithë personat që qëndruan pranë familjes së tij në këto momente të vështira.

Përmes një postimi, Krasniqi ka falënderuar të gjithë ata që u solidarizuan me familjen, duke theksuar se mbështetja e tyre u ka dhënë forcë përballë kësaj situate.

“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, ka shkruar Krasniqi. 

Të Ngjashme