Aktuale

Aksident i rëndë në vend/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet drejt Traumës

Një 16-vjeçar është dëmtuar në një aksident rrugor në fshatin Balldre, në Lezhë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre-Rraboshtë”, ku i mituri, duke drejtuar një ciklomotor, dyshohet se ka humbur kontrollin.

Si pasojë, 16-vjeçari është dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./Top Channel

Të Ngjashme