Aktuale

Aksident i shumëfishtë në Tiranë, përfshihet edhe një automjet policie

Aksidenti i shumëfishtë në Unazën e Madhe, pranë rrethrrotullimit të Freskut, ka përfshirë edhe një automjet të Policisë së Shtetit. Siç shihet edhe nga pamjet, makina e policisë ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën anësore, ndërsa në rrugë dallohet edhe një gomë e shkëputur nga një prej automjeteve.

Deri më tani, raportohet se aksidenti nuk ka pasur pasoja për jetën. Rrethanat dhe shkaku i përplasjes mbeten për t’u sqaruar.

Të Ngjashme