![efundit](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/LAJMI-I-FUNDIT.jpg?resize=1140%2C630&ssl=1)
Raportohet për një aksident të ndodhur pak minuta më parë, ku janë përplasur tre automjete në superstradën Lezhë-Shkodër, tek kryqëzimi i Gojcave.
Bëhet me dije se disa persona janë plagosur dhe se janë dërguar në spitalin e Lezhës.
Aktualisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi, ndërsa mjetet kanë përdorur si rrugë alternative, segmentin dytësor të rrugës Kallmet.