Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident masiv pranë Rinasit, përplasen disa automjete(Foto)

efundit

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit.

Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Paraprakisht, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në pamje duken automjete të tonazhit të rëndë, të cilat janë përmbysur si pasojë e përplasjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.