Lajme

Aksident me fatalitet në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje më 10 qershor 2026, në Laknas të Tiranës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30 në rrugën “Nënë Tereza”.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar është përplasur me një motomjet.

Drejtuesi i motomjetit, një 48-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.

“Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, thuhet nga Policia e Shtetit.

Të Ngjashme