Një aksident rrugor është regjistruar në kthesën e Goriçajt, ku janë përplasur dy mjete, duke lënë të plagosur tre persona, një prej tyre në gjendje më të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, njëra prej makinave ka përfunduar në një kanal me ujë, ndërsa mjeti tjetër, i ngarkuar me fidanë pemësh, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Mësohet se dy prej tyre ndodheshin në mjetin me fidanë, ndërsa një në automjetin që ra në kanal.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, pasi kamioni ka tentuar të kthehet, ndërsa mjeti i vogël ka hyrë gabim në parakalim, duke shkaktuar përplasjen.
/vizionplus.tv
