Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident në Rrugën e Kombit, plagoset familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë! Dërgohen të Trauma

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit. Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur 5 persona, mes te cilëve 2 fëmijë.

Mësohet se të plagosurit janë një familje nga Kosova që po udhëtonin me një mjet tip ‘Golf’.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa nga aksidenti u bllokua për disa minuta Rruga e Kombit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.