Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Aksidenti i frikshëm/ Makina merr para barrierën anësorë të rrugës dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Velitërnë.

Një automjet raportohet se ka dalë nga rruga, ka marrë para barrierën anësore dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas burimeve shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar, i kryer nga drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit fatmirësisht s’ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.