Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksion i Njësisë Speciale në veri: “50 policë hynë brenda kësaj godine”

 
   

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një aksion në Zubin Potok të premten.

Pjesëtarët e njësisë speciale të policisë po kryejnë bastisje në fabrikën “Lola” në Zubin Potok.

Bastisja ka filluar në orën 10:00. Dyshimet e para, por ende të pakonfirmuara zyrtarisht, thonë se bëhet fjalë për një aksion kundër kontrabandimit të armëve.

Mediumi lokal serb në veri, Kosovo-online raporton se më shumë se 50 pjesëtarë të njësisë speciale hynë brenda godinës së fabrikës.

Sipas Kosovo-Online, në fabrikë nuk kishte njeri në momentin e bastisjes nga policia.