Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.K, V.M., D.R., Z.D., C.B.,M.I.,S.S. dhe S.K për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit nga 24.03.1999 deri më 31.03. 1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një operacioni të gjerë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre.
Njoftimi i plotë
Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë
Prishtinë, 06 maj 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.K, V.M., D.R., Z.D., C.B.,M.I.,S.S. dhe S.K për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.