Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Mataj është nën hetim dhe akuzohet për përvetësimin e miliona eurove, në një çështje për të cilën autoritetet vijojnë hetimet.
Apeli ka konfirmuar gjithashtu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për dy ish-vartëset e Matajt, Paola Danaj dhe Valbona Duni.
NEWS “S’lanë gjë pa thënë”/ Ftesa e Trump në Bordin e Paqes, Rama: U miratua me “po” të fortë…Çështja mbetet në fazën e hetimit, ndërsa përfundimi i saj do të përcaktojë përgjegjësitë ligjore të secilës prej të hetuarave
