Lajme

Ambasadori gjerman: Kosovës i duhen sa më shpejt institucionet e reja, të shmanget një periudhë tjetër pasigurie

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka bërë thirrje që institucionet e reja të vendit të formohen sa më shpejt, duke theksuar se kjo do t’i shërbente stabilitetit politik dhe funksionimit të shtetit.

Në një intervistë për media Rudolph tha se Kosova duhet të japë një sinjal të qartë se kush do ta udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme.

“Unë mendoj se ajo që nevojitet tani është një sinjal nga Kosova se kush do t’i formojë institucionet e Kosovës për katër vitet e ardhshme.

E di që diskutimet dhe procesi janë në vazhdim, por vërtet mendoj se do të ishte mirë që t’i kishim institucionet shumë shpejt dhe të mos hyjmë në një raund tjetër të pasigurt”, deklaroi ambasadori gjerman.

Rudolph theksoi se, ndonëse procesi i negociatave për formimin e institucioneve është ende në zhvillim, është e rëndësishme që ai të përfundojë sa më parë, në mënyrë që Kosova të shmangë një periudhë të re të pasigurisë politike.

Të Ngjashme