Lajme

Ambasadori i Francës: E papranueshme dhuna ndaj gazetarëve

 
   

Pas rrahjes dhe sulmeve të tjera të gazetarëve në Leposaviq, ka reaguar Ambasadori i Francës, Olivier Guerot.

“Kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës është e papranueshme”, shkruan ai.

“Kemi nevojë për media të lira dhe të pavarura. Veçanërisht këtyre ditëve”.

Guerot reagimin e ka bërë për sulmet ndaj gazetarëve të RTK-së por edhe medias serbe “Kossev”.

Përveç tyre, janë sulmuar edhe gazetare të medieve të tjera.

 
 
 
 
 

Të Ngjashme