Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadori Szunyog përsërit thirrjen e BE-së për kthim në dialog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës të ketë prioritet reformat në lidhje me BE-në.

“Diskutuan me Komisionin për Integrim në BE, progresin e Kosovës drejt BE-së dhe i bëmë thirrje Kuvendit që të ketë prioritet, reformat në lidhje me BE-në”, ka shkruar ai në Twitter,

Po ashtu diplomati i BE-së, njoftoi se kanë diskutuar edhe për situatën në veri dhe ka ripërsëritur thirrjen për kthim në dialog të palëve.

Thirrje për shtensionim të situatës dhe kthim në dialog kanë bërë në vazhdimësi BE-ja dhe SHBA-ja. Në përpjekje për të bindur palët për dialog, në Kosovë dhe Serbi, të martën dhe të mërkurën qëndruan edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.

Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka tërhequr policinë e as kryetarët shqiptarë nga zona veriore e vendit, e banuar me shumicë serbe.