Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Andoni për mesazhet e Presidentit Clinton: Kosova shtet i ri, i falen disa gjëra

 
   

Analisti Ben Andoni ka nxjerrë dy mesazhe nga fjalimi i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, sot në Shqipëri.

Sipas tij, mesazh i madh ishte shtensionimi i situatës në veri i Kosovës.

“Mendoj që e para ishte impakti që krijoi marrëdhënia me shqiptarët për herë të parë në Tiranë. Kuptohet që nderimin kryesor e ka pasur nga Kosova dhe Kosova ia ka treguar me monumentin që ka ngritur. Pra ai nuk priste që ky nderim të vazhdonte dhe Tirana zyrtare ia tregoi por kuptohet që në Tiranë ai nuk mund t’i shmangej Kosovës”, ka thënë Andoni në Edicionin Special.

“Dhe mesazhi që dha për Kosovën ishte një mesazh i cili sot pritet. Pritet nga Kosova vetë, pritet nga faktori kosovar, por pritet nga gjithë shqiptarët që do të thotë Kosova duhet ta shtensionojë veriun por duke pasur si përgjegjësi të veten sepse tek e fundit veriu I Kosovës është pjesë e sovranitetit të saj dhe ky ishte një mesazh shumë i madh”.

Ndërkaq, si mesazh të dytë Andoni e konsideron atë që shqiptarët ta kuptojnë vendin dhe kohën e tyre në histori.

“Por mesazhi i dytë i madh ishte që shqiptarët duhet të jenë në vendin dhe në kohën e tyre në histori, dhe me këtë ia kishte a parasysh që atë që bënë shtetet e bashkuara të Amerikës me ndihmën ndaj Kosovës, atë shqiptarët duhet ta kenë parasysh që gjithmonë të jenë dhe t’i shikojnë situatës në të njëjtën frymë, dhe ky mesazh nuk ishte vetëm për Kosovën por ishte dhe për Shqipërinë”.

“Për shkak të gabimeve historike që kemi bërë, për shkak të qasjeve jo të matura, dhe fillimisht për Kosovën duken sikur janë më të prekshme se Kosova është një shtet i ri dhe me mendimin tim i falen disa gjëra, sepse është në shtetformim e sipër”