![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/anulimi-i-mbledhjes-se-dy-qeverive-te-kosoves-dhe-shqiperise-kjo-ishte-agjenda_648954968478e.jpeg?resize=850%2C512&ssl=1)
Sot ishte paraparë të mbahej mbledhja e nëntë me radhë mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Por mbledhja u anulua.
Dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar konferencë për shtyp për ora 19:30, ku tregoi arsyet se pse mbledhja nuk do të mbahej.
Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.
Kjo ishte agjenda:
11:30 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.
12:40 – Fotoja e përbashkët.
12:45 – Nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu”.
13:15 – Konferenca e përbashkët për media e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.
13:45 – Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës.
14:00 – Dreka zyrtare.
16:00 – Takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare.