Sport

​APK: Zyrtarët e lartë nuk mund të drejtojnë organizata sportive

 
   

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë një sqarim nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit lidhur me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë publikë në organizata sportive.

Shefi i Agjencisë për Sport në MKRS, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sipas APK-së, ata nuk mund të ushtrojnë funksione drejtuese apo menaxhuese në organizata sportive të regjistruara si OJQ. Ata mund të jenë vetëm anëtarë, pa pagesë dhe pa funksion drejtues, përveç kompensimit të shpenzimeve të lidhura me aktivitetin.

Po ashtu, organizata ku zyrtari i lartë është pjesë nuk mund të lidhë kontrata apo të përfitojë fonde nga institucioni ku ai ushtron detyrën, në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Sipas Shatrit, pas këtij interpretimi, MKRS dhe Agjencia e Sportit do të trajtojnë të gjitha rastet në përputhje me ligjin, duke siguruar zbatim të njëjtë të rregullave, integritet institucional dhe transparencë në sport.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme