Lajme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime

Një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv është arrestuar në Shtime.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 20 gusht 2026, rreth orës 17:20, Njësia e Trafikut Rajonal, gjatë patrullimit në Shtime, ka ndaluar një automjet të markës “Opel Combo”, me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore.

Pas verifikimit, policia ka konstatuar se drejtuesi i automjetit, A.D., 49 vjeç, kishte urdhërarrest aktiv për veprën penale “Mashtrimi”.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime, ndërsa pas kompletimit të dokumentacionit dhe përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit prej një viti e 215 ditësh burgim.

Të Ngjashme