Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një gruaje, shtetase të huaj.
Rasti është raportuar më 19 shtator 2026, ndërsa i dyshuari është mashkull, shtetas i Kosovës.
Pas intervistimit dhe procedurave të para, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.
