Lajme

Azemi kritikon deputetët opozitarë: Për 12 orë debat për Buxhetin 2027, asnjë fjalë për pensionistët

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për Projektbuxhetin e vitit 2027 nuk kanë folur për gjendjen e pensionistëve.

Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka thënë se shumica e deputetëve opozitarë janë milionerë dhe, sipas tij, nuk bashkëndjejnë me problemet e kësaj kategorie të shoqërisë.

Ai ka theksuar se Qeveria, sipas tij, ka rritur pensionin bazik për 67 për qind dhe kategoritë e tjera pensionale për 20 për qind, si dhe ka ndarë shtatë herë nga 100 euro shtesë.

Azemi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të angazhohet për rritjen e dinjitetit të pensionistëve.

“Kujdesi për pensionistët është përgjegjësi e shtetit dhe dëshmi e drejtësisë sociale”, ka shkruar Azemi.

Të Ngjashme