Aktuale

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali nxjerr EMRAT, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

Elisa Spiropali ka folur në emisionin “Top Story” për arsyet që, sipas saj, çuan në largimin nga posti i ministres së Jashtme dhe pikënisjen e përplasjeve të saj me Edi Ramën.

Spiropali u ndal te qëndrimi i saj për çështjen e Belinda Ballukut, duke pranuar se mosvotimi për heqjen e imunitetit të saj ishte një akt politik. Ajo theksoi se kundërshtimi nuk kishte të bënte me mbrojtjen personale të Ballukut, por me modelin e qeverisjes që, sipas saj, përfaqëson.

Spiropali u shpreh se Balluku është modeli më i keq i qeverisjes brenda forcës politike, por shtoi se ndien keqardhje për të në aspektin njerëzor.

“Dua ta them me plot gojën që, sa u takon fjalëve që janë thënë për antiligjshmëritë, për lidhjet me partnerët, këto janë mënyrat, besoj unë, më primitive për të adresuar problematika që nuk kanë lidhje me të.

Nëse mund ta them me emër, për Belinda Ballukun, dhe kam bërë një akt politik, mosvotimi për heqjen e imunitetit. Jo se dua të shoh një grua në pozita të tilla, por për shkak të moslegjitimitetit të modelit. Këtu fillon dhe mbaron problemi.

Njerëz që, siç ka dalë më pas, kanë qenë duke shpërndarë favore politike me emra, a ka vlerë emrat? Jo, vlerë ka modeli. Unë besoj se Belinda Balluku, që më del emri gjithkund me përballjen me vetveten dhe pse nuk e kam përmendur, është modeli më i keq i qeverisjes në forcën tonë politike dhe viktima më e freskët e një modeli që duhet të ndryshojë. Këtë kam menduar kur nuk kam shkuar të votoj. Kam keqardhje edhe për të, për faktin që është grua, për fëmijët, madje edhe për shpirtin e saj, lutem”, u shpreh Spiropali./Top Channel

Prehu në paqe!, Alban Skënderaj prek me dedikimin për Rinesancën: E jetove jetën me guxim, si një ...

“Prehu në paqe!”, Alban Skënderaj prek me dedikimin për Rinesancën: E jetove jetën me guxim, si një …

Alternime kthjellimesh dhe vranësira, por nuk do mungojë shiu në disa zona! Parashikimi i motit për ...

Alternime kthjellimesh dhe vranësira, por nuk do mungojë shiu në disa zona! Parashikimi i motit për …

Tra gjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë! Dyshohet për 50 të vdekur

Tra gjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë! Dyshohet për 50 të vdekur

Presidenti Begaj takim nesër me krerët e komuniteteve fetare

Presidenti Begaj takim nesër me krerët e komuniteteve fetare

Të Ngjashme