Aktuale

“Rama është i lidhur kokë e këmbë me strukturat e krimit të organizuar”/ Hoxha ‘plas’ deklaratën: Kryeministri i gjeti në rrugë dhe i bëri …

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar nëse qëndron prapa protestave krimi i organizuar. Në një dalje televizive Hoxha theksoi se krimi i organizuar është i lidhur kokë e këmbë me kryeministrin Edi Rama.

Hoxha shpjegon se krimi anon nga mazhoranca, andaj nuk ka pse të organizojë protestat që në thelb janë kundër bashkëpunuesit të tyre kryesor, Ramës.

Gazetari argumenton si fakt që hedh posht idenë se në prapaskenë të protestave qëndron krimi, rastin e daljes nga selia e PS-së me hunj të disa personave gjatë 1 proteste të mëparshme.

Për Hoxhën nëse krimi do të ishte i përfshirë, Policia do të kishte telashe të mëdha, pasi ata janë një kalibër i lartë dhe problematik.

“E nisën me disa euro dhe sot janë biznesmenë dhe investitorët kryesorë strategjikë. Si nuk qenka Rama me krimin e organizuar?

Rama është i lidhur me strukturat e krimit të organizuar. Rama fuqizoi krimin e organizuar, i dha atyre ide brilante.

Ai i gjeti në rrugë dhe i bëri biznesmenë. Ata vetë thonë, që paskemi qenë budallenj që shisnim kokainë më përpara. Krimi nuk gjuan me llastiqe, nuk e njohin. Ata njohin tjetër kalibër.

E dija unë sa dilte policia me hunj po të ishin ata organizatorë të vërtetë të protestës. Ata që dolën kundër protestuesve në selinë e PS-së, nuk ishin as Dritëro Agolli e as Servet Pllumi.

Aty pamë skenë të krimit të organizuar.

Krimi do të donte të ishte prapa protestës por nuk janë. Atyre, besomëni, u intereson dhe më shumë se Rama të jenë organizatorë të protestave, por ja që nuk janë.

E kemi të qartë nga anon krimi dhe pse nuk është i përfshirë.

Nëse sot ndodh një ndryshim politik në Shqipëri, nuk po i hyjmë se kush fiton. Fiton Shehaj me Llapajn e Qorrin apo fiton PD, nuk ka rëndësi, thjesht e marrim si të mirëqen që ndodh ndryshim politik.

A përfiton krimi i organizuar?

Unë mendoj që humbet.

Është mëse e qartë nga anon krimi. Ata nuk bashkëpunojnë me opozitën, ku t’i dërgojnë paratë ata? Ata nu kia çojnë opozitës, por në projektet e mazhorancës.

Mos t’ia ngarkojmë faturën e protestave krimit të organizuar.

T’i përfshish ata është t’u biesh më qafë. Ata janë në krahun tjetër, janë me PS-në.

Disa deputetë të PS-së dhanë justifikim, se ata te selia dolën për të mbrojtur selinë se nuk mjaftonte policia, por duheshin dhe këta me bishta lopate.”, tha Hoxha.

Valixhja me dollarë hidhet nga dritarja në Kazakistan, arrestohen dy drejtues të lartë për korrupsio...

Valixhja me dollarë hidhet nga dritarja në Kazakistan, arrestohen dy drejtues të lartë për korrupsio…

Shqipëria ka “probleme më të mëdha”, Vuçiç: BE bllokoi projektin e Kushner në Serbi

Shqipëria ka “probleme më të mëdha”, Vuçiç: BE bllokoi projektin e Kushner në Serbi

E MARTË, DITË “TERSI” për këto DY shenja: Bëni kujdes dhe mos e teproni me kapriçot

E MARTË, DITË “TERSI” për këto DY shenja: Bëni kujdes dhe mos e teproni me kapriçot

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turisti...

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turisti…

Të Ngjashme