Elisa Spiropali do japë një intervistë mbrëmjen e sotme, pas përjashtimit nga PS në Asamblenë e së shtunës.
Ajo do jetë e ftuar në TCH, në emisionin Top Story me Grida Dumën.
Spiropali u përjashtua nga forumet drejtuese të PS-së në Asamblenë e partisë që u mbajt të shtunën e shkuar në Gjirin e Lalzit.
Prej muajsh, Spiropali, ish-kyreparlamentare dhe ministre, ka qenë një ndër zërat më kritikë brenda Partisë Socialiste.
Ndaj dhe Edi Rama vendosi ta përjashtojë atë nga forumet drejtuese të partisë.




