Lajme

Maqedonci dhe shefi i EULEX-it diskutojnë për forcimin e institucioneve të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Maqedonci dhe Lopes kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe këtij misioni në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë.

Përmes një postimi, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, si dhe përkushtimin për fuqizimin e institucioneve, garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

Ai ka ritheksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Të Ngjashme