Lajme

“Freedom 250”, punimet artistike të nxënësve ekspozohen në Ambasadën Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, drejtorët e Kulturës dhe të Arsimit, si dhe përfaqësuesit e organizatës KUSA, në një aktivitet të organizuar në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ka pritur mysafirët për të vlerësuar mbështetjen e tyre për iniciativën “Freedom 250”.

Në këtë kuadër, në ambientet e Ambasadës Amerikane janë ekspozuar punimet artistike të nxënësve, të cilat i kushtohen lirisë dhe miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është vlerësuar kontributi i kryetarit Rama, drejtorëve komunalë dhe partnerëve të KUSA-s në mbështetjen e kësaj nisme.

Iniciativa “Freedom 250” shënon 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të shënohet më 4 korrik 2026.

Të Ngjashme