Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

ASHAK kërkon harmonizim mes legjislacionit Kosovë-Shqipëri

 
   

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë mbajti sot konferencën shkencore për harmonizimin e legjislacionit të Kosovës dhe të Shqipërisë në kuadër të integrimeve evropiane.

E njëjta u vlerësua e rëndësishme për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryetari i AShAK-ut, Mehmet Kraja u shpreh se kjo konferencë do të kontribuojë Kosovës për përafrim të legjislacionit me BE-në duke u bazuar në përvojën e Shqipërisë.

Kurse, përfaqësuesi i Akademisë e Shkencave nga Shqipëria, akademik Gëzim Hoxha deklaroi se marrëdhëniet mes dy institucioneve janë forcuar, derisa tha se ky bashkëpunim duhet të shërbejë edhe në shkallë të gjerë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i  cili e mirëpriti këtë bashkëpunim mes dy vendeve.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Të martën fillon “Java kundër Korrupsion 2023”

Lajme

​Në Shqipëri sot ka nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për 700 mijë pensionistë

Lajme

Letra me njolla të gjakut e ish-ushtarit të UÇK-së, e shkruar në momentet e fundit të jetës

Lajme

Katër pije që rekomandohet t’i konsumoni kur keni anemi