Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Asociacioni ka vdekur, Asociacion ka”, Çitaku thotë se deklaratat e Qeverisë po shkaktojnë konfuzion dhe panik

 
   

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së fundit nga Qeveria se Kosova ka pranuar diskutime mbi “planin e ri” të BE-së.

Në një postim në Facebook, nënkryetarja Çitaku thotë se Qeveria po shkakton konfuzion, pasi sipas saj fillimisht kanë thënë se kanë pranuar planin, pastaj thonë jo.

Tutje ajo shkruan se Qeveria Kurti është shprehur se nuk ka dialog pa u ndëshkuar Serbia, ndërsa tani thonë ka dialog me Serbinë këtë javë.

“E kemi pranuar planin. Jo nuk e kemi pranuar planin. Nuk ka dialog pa u ndëshkuar Serbia. Ka dialog me Serbinë këtë javë. Ka asociacion. Asociscioni ka vdekur. Ka ska ka ska ka ska. Kakofoni. Konfuzion. Panik”, ka shkruar Çitaku në Facebook.