Muaji maj 2026 pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe fillime të reja për disa shenja të horoskopit. Sipas astrologëve, kjo periudhë shënon një kthesë të fortë energjike, ku shumë persona do të ndiejnë lehtësim pas muajsh të vështirë emocionalisht dhe profesionalisht.
Astrologu Joshua Pingley është shprehur se maji është momenti kur njerëzit fillojnë të përpunojnë dhe kuptojnë gjithçka që kanë përjetuar gjatë vitit.
Ndërkohë, astrologia Elizabeth Brobeck ka zbuluar se tre shenja të zodiakut do të përjetojnë përmirësime të mëdha në jetën personale, financiare dhe emocionale deri në fund të muajit.
Luani
Për Luanët, periudha e fundit ka qenë intensive dhe plot ulje-ngritje, sidomos gjatë muajit prill. Por sipas astrologëve, maji sjell një transformim të rëndësishëm.
Tensionet në marrëdhënie apo në karrierë pritet të zgjidhen gradualisht, duke i hapur rrugë një faze më të qetë dhe më të qëndrueshme. Megjithatë, astrologët theksojnë se suksesi nuk do të vijë vetëm nga fati, por edhe nga puna personale dhe vendimet që do të marrin gjatë kësaj kohe.
Dashi
Dashi konsiderohet një nga shenjat që do të ndiejë ndryshimin më të madh gjatë majit 2026.
Pas një periudhe të lodhshme që, sipas astrologëve, ka nisur që prej vitit 2023, energjia dhe motivimi rikthehen fuqishëm. Kjo shenjë do të përjetojë rritje të vetëbesimit dhe do të tërheqë më shumë vëmendje nga të tjerët.
Sipas parashikimeve, shumë Dash do të ndihen më të vlerësuar dhe më popullorë në rrethin shoqëror apo profesional.
Shigjetari
Për Shigjetarët, fundi i muajit sjell përmirësime të mëdha në jetën sociale dhe romantike.
Astrologët parashikojnë njohje të reja, afrime romantike dhe largim nga persona që nuk përputhen më me energjinë apo objektivat e tyre. Rrethi shoqëror pritet të transformohet pozitivisht.
Sipas Elizabeth Brobeck, kjo periudhë e favorshme për Shigjetarët nuk do të zgjasë vetëm pak javë, por mund të vazhdojë deri në vitin 2027, duke sjellë gjithnjë e më shumë zhvillime pozitive.
/vizionplus.tv
