Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Atentati i bujshëm brenda spitalit të Sanatoriumit/ Kasandër Noga i akuzuar për eleminimin e…

Kasandër Noga është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit. Kasandër Noga është emër i njohur i botës së krimit. Noga u arrestua, ndërsa akuzohej për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut.

Ky i fundit u qëllua me gjashtë plumba. Tentativa për vrasjen ka nisur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës.

E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliut, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Por kush është Kasandro Noga i cili akuzohej nga autoritetet belge se është autor i atentatit ndaj Hasanbelliut?

Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje.

Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastriot Gropa dhe Edison Meminajt.