Lajme

Edhe Besian Mustafa reagon ndaj Xhavit Halitit: Deklaratat për veprimtarët e LDK-së janë idioteske

Pas reagimit të deputetes Vjosa Osmani, edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, për veprimtarët e LDK-së.

Mustafa i ka cilësuar deklaratat për etiketimin e të vrarëve si UDB-ashë si të papërgjegjshme dhe absurde, duke ironizuar se një logjikë e tillë mund të përdoret për të etiketuar edhe civilët dhe pjesëtarët e UÇK-së.

Ai ka shprehur indinjatën ndaj asaj që e konsideron përpjekje për të njollosur viktimat e luftës.

Reagimi i tij:

Deklarata si “UDBasha që u mshefshin si LDK, por janë vra si UDBasha” i hapë derën deklaratave tjera njësoj të budallme se kinse ka pas “UDBasha që janë mshefë si civil ose si UÇK, por janë vra si UDBasha”. A po e shihni sa të budallme e idiotike dalin këto deklarata? Apo qëllimin e keni me përfundu te “mirë ua kanë ba që i kanë vra edhe LDK, edhe civil, edhe UÇK, se krejt UDBasha”? T’budallëm bre!

Të Ngjashme