Nuk besoj se ka qenë e mundur të ndodhë që nxënësit mos të pajisen me libra deri në fund të shtatorit. Kështu ka thënë ish-ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj në raportimin para Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.
Hoxhaj potencoi se ideja për shpërndarjen e librave shkollore falas erdhi pasi ishte…
Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në veri të Malit të Zi, pasi dy lumenj dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.
Kryetari i komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiq, tha se dy lumenj dolën nga shtrati në…
Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar Udhëzimin për Standardizimin e QR Kodit, i cili do të përdoret për transaksionet e pagesave në Republikën e Kosovës.
Sipas BQK-së qëllimi i këtij udhëzimi është të përcaktojë rregullat dhe…
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë të premten se shumica e gati 900 strehimoreve të Libanit janë mbushur plotësisht dhe se njerëz që po ikin nga bombardimet izraelite, janë duke fjetur nëpër rrugë dhe parqe publike.
“Gati të gjitha 900 strehimoret kolektive të vendosura nga Qeveria në Liban janë mbushur tashmë”, tha Rula Amin nga agjencia e OKB-së për refugjatë.
…
Ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka qëndruar sot në Mitrovicën e Veriut bashkë me kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq.
Siç raporton KoSSev, Krasniqi ka qenë në shoqërinë edhe të Halil Kastratit nga shoqata “Jetimat e…
Analisti politik, Visar Ymeri, thotë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë shumë më kërkues dhe insistues që partitë politike ti fitojnë zgjedhjet me projekte zhvillimore.
Ymeri, tregon se asnjë nga premtimet dhe zotimet e Kurtit nuk kanë rezultuar të…
Niveli i manganit në liqenin e Badocit, pak kilometra larg Prishtinës, është rritur këtë tetor, njëjtë sikurse vitin e kaluar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rekomandoi që uji i rrjedhshëm të mos përdoret për pije, e as për gatim.
…
Të paktën 14 persona kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tjerë” janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.
“Kemi shumë njoftime për persona të zhdukur”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Qarkut të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron.
Në një postim në Facebook, ajo ka publikuar një fotografi nga pritja që i është bërë, me ç’rast ka…
Së paku tre civilë janë vrarë nga granatimet ruse në katër rajone të Ukrainës të premten, thanë zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë. Ndërkohë, një sulm me dronë ia vuri zjarrin një depoje nafte në rajonin Voronezh të Rusisë.
Dy banorë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në rajonin Donjeck në lindje të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Vadym Filashkin…