“Nga kurbeti për ta parë gjyshen” – Si erdhi deri te shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë?
15/01/2024
14 persona mbetën të lënduar pas eksplodimit të një bombole gazi në shtëpinë e familjes Brahimi në Kçiq të Madh të Mitrovicës të shtunën pasdite.
Ata pësuan djegie nga shpërthimi i balonit që përdorej për zierje, pasojat e të cilit vërehen edhe në katin e parë të godinës.
Pa lëndime shpëtuan vetëm njëra nga motrat e kryefamiljarit dhe gruaja me nënën e tij…