Lajme

Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të dënojë Iranin për sulmin e së shtunës

Izraeli kërkoi të dielën që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të veprojë për të ndëshkuar Iranin, pas një sulmi të pashembullt ushtarak iranian ndaj Izraelit, që Teherani tha se ishte në hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në ambasadën e tij në Siri, në fillim të këtij muaji. “Sot, këshilli duhet të ndërmarrë veprime”, i tha Këshillit të Sigurimit…
Read more
Lajme

Armenia dhe Azerbajxhani përballen në GJND

Azerbajxhani dhe Armenia do të përballen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), lidhur me akuza për “spastrim etnik”, përderisa tensionet ushtarake po rriten mes dy armiqve historikë. Avokatët e të dyja shteteve për dy javë do të angazhohen në…
Lajme

Presidenti izraelit: Nuk po kërkojmë luftë

Izraeli nuk po kërkon luftë pas sulmit të Iranit dhe “duhet ekuilibri në këtë situatë”, tha presidenti izraelit Isaac Herzog për Wolf Blitzer të CNN të dielën. Kryeministri Benjamin Netanyahu po flet me shumë liderë botërorë dhe ka “dialog intim me aleatët” në përgjigje të veprimeve të Iranit, tha ai. “Ne po i shqyrtojmë të gjitha. Po sillemi me gjakftohtësi dhe me…
Read more
Lajme

Droni iranian përfundon në telat e energjisë elektrike

Një dron iranian pretendohet se ka përfunduar në telat e energjisë elektrike, gjatë sulmit që ndërmori Irani mbrëmjen e kaluar ndaj Izraelit. Video është publikuar në platformën X. Izraeli ka thënë se Irani e ka sulmuar me 300 dronë e raketa, që sipas…
Lajme

Maqedonia Veriore formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka formuar një shtab për kriza, i cili do të ketë kompetenca për evakuimin e qytetarëve maqedonas nga Lindja e Mesme, nëse ka nevojë. Ky vendim është marrë pas sulmit iranian ndaj Izraelit me dronë dhe raketa, në orët e para të 14 prillit. Izraeli ka thënë se bashkë me aleatët i ka rrëzuar shumicën e dronëve dhe…
Read more
Lajme

Irani thotë se lajmëroi aleatët për sulmin 72 orë përpara

Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse kundër Izraelit 72 orë përpara, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian. “Rreth 72 orë para nisjes së operacioneve tona, ne i kemi informuar miqtë dhe fqinjët në rajon që…
Lajme

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, i cili ndodhi të shtunën. Rama ka thënë se Shqipëria e mbështet dhe i qëndron në solidaritet popullit të Izraelit. “Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani…
Lajme

Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviq, u arrestuan mëngjesin e së dielës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria Speciale e këtij vendi. “Katniq dhe Llazoviq janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të krijimit të organizatës…
Read more