Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Droni iranian përfundon në telat e energjisë elektrike

Një dron iranian pretendohet se ka përfunduar në telat e energjisë elektrike, gjatë sulmit që ndërmori Irani mbrëmjen e kaluar ndaj Izraelit.

Video është publikuar në platformën X.

Izraeli ka thënë se Irani e ka sulmuar me 300 dronë e raketa, që sipas ushtrisë izraelite 90 për qind e tyre janë shkatërruar.

Gjatë mbrëmjes janë publikuar edhe pamje ku disa dronë iranian kanë goditur disa caqe.

Në rrëzimin e dronëve dhe raketave iraniane është konfirmuar se kanë marrë pjesë edhe avionë amerikanë, britanik e francezë.

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit i cili erdhi se shenjë hakmarrje ndaj ati të Izraelit më 1 prill është dënuar nga shumë shtete./teve1.info/

Tags: