Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokatja e Alma Kaçit: ‘Ka një vajzë 12 vjeç. Nënën e ka sëmurë, është e vetmja që sjell para’

Avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia ka kërkuar një masë më të butë sigurie për klienten e saj.

Për gazetarët ajo është shprehur se GJKKO duhet të caktojë masën e detyrimit të paraqitjes, duke qenë se bëhet fjalë për një prind fëmijë e cila kujdeset edhe për nënën e saj të sëmurë.

Ajo shtoi se vajza është e vetmja në famijen e saj që sjell të ardhura.

Alma u arrestua në lidhje me video-skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, ku ajo shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me të, e po ashtu duke folur për një tender për qëentë e rrugës. Kujtojmë se GJKKO ka vendosur për masën e sigurisë arrest shtëpie.

“T’i jepet një detyrim paraqitje duke qenë se është prind i një fëmijëve 12-vjeçar. Dhe ka një nënë të sëmurë në shtëpi.Është e vetmja që sjell të ardhura në shtëpi. Gjykata nuk e pranoi. Do vazhdojmë kërkesën tonë. Jemi akoma në fazën e hetimeve”, deklaroi ajo.