Babai i Auron Ferizit, Arton Ferizi, ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe duke paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën Supreme.
Ai ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarin, duke e cilësuar ngjarjen si akt terrorist.
“Ky është një vendim i padrejtë. Këtu duhet vetëm burgim i përjetshëm. Do ta vazhdoj të drejtën time deri në Gjykatën Supreme, nuk kam me lënë me kaq”, ka deklaruar Ferizi.
Ai ka thënë se sipas tij, i akuzuari meriton dënim maksimal, duke kundërshtuar vendimin e marrë nga gjykata.
“Ti nuk mundesh me i mbytë pesë vetë, kjo është akt terrorist çka ka ndodhur”, ka deklaruar ai.
Arton Ferizi ka shtuar se sipas vlerësimit të tij, i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij dhe se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për drejtësi.
“Ai i ka të gjitha aftësitë, derisa ka vozitë veturë i ka arsyet e din, është i aftë për çdo gjë”, tha ai.
Ndryshe, Egzon Shallti është dënuar më 25 vjet burgim i akuzuar për vrasjen të rëndë, ku Auron Ferizi humbi jetën në mbrëmjen e 8 tetorit të vitit 2025.
Auron Ferizi, 20-vjeçar, humbi jetën pas një ngjarjeje të rëndë që ndodhi më 8 shtator 2025, në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti.
21-vjeçari Egzon Shallti, drejtonte një veturë të tipit “Opel Insignia”, goditi disa karrige dhe pesë persona. Si pasojë, Auron Ferizi pësoi lëndime të rënda dhe më vonë ndërroi jetë në QKUK.
