Lajme

“Babai po fle”, u tha policisë – arrestohet 26-vjeçari, dyshohet se vrau prindërit

Një 26-vjeçar është arrestuar në Gjermani, nën dyshimin se ka vrarë me thikë nënën dhe babanë e tij në banesën ku jetonin së bashku.

Ngjarja ka ndodhur më 19 gusht në Bad Neuenahr-Ahrweiler.

Sipas Prokurorisë, viktimat, 52 dhe 55 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta nga thika, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari ishte ai që rreth orës 04:00 kishte telefonuar policinë, duke pretenduar se nëna e tij ishte plagosur me thikë, ndërsa për babanë kishte thënë se “po flinte”.

Megjithatë, gjurmët në vendngjarje nuk përputheshin me deklarimet e tij.

Edhe 26-vjeçari kishte plagë në pjesën e barkut dhe ishte dërguar në spital.

Ai tashmë ndodhet në paraburgim, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për dy raste të dyshuara të vrasjes.

Të Ngjashme