Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Basha: Qeveria e Kosovës është duke i menduar masat ndaj Serbisë

 
   

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha duke komentuar arrestimin e sotëm të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e shtetit serb, tha se Serbia duhet ta paguajë dëmin për këtë veprim.

Ai tha se Qeveria e Kosovës tashmë është duke i menduar masat që do të merren ndaj shtetit serb.

“Është agresion për shkak se ka hyrë në territorin tonë. Dhe e dyta mendoj se masat Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i mendu, shumë masa për me marrë ndaj shtetit të Serbisë”, tha ai.

Madje sipas Bashës edhe Bashkësia Ndërkombëtare do të duhej të fillonte të mendonte për masat ndëshkuese ndaj shtetit të Serbisë.

“Mirëpo unë mendoj që tash duhet ti vie radha edhe Bashkësisë Ndërkombëtare, që është me të ardhë keq për shkak se unë po besoj që meqenëse tash edhe KFOR-i është përgjegjës për sigurinë në atë pjesë të  vendit, atëherë njëfarë përgjegjësie bie edhe mbi KFOR-in. Mirëpo nuk don mendje nëse Bashkësia Ndërkomëbtare duhet me dalë me dënu aktin e dhunshëm dhe agresionin ndaj shtetit të Kosovës të cilin e njohin, për më tepër me i mendu sanksiont ndaj shtetit të Serbisë “, tha ai.

Ndryshe në pikën kufitare në Merdarë janë ndaluar të gjithë kamionët të cilët posedojnë mallra serbe për të hyrë në territorin e Kosovës.

Gazetari, Arton Rama, i cili aktualisht gjendet në këtë pikë kufitare, po ashtu bëri të ditur se deri më tani janë ndaluar mbi 20 kamionë.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

​Një metër dru po shitet deri në 65 euro, qytetarët ankohen për çmimin dhe mashtrimet në matje

Lajme

Osmani dhe Taha flasin për njohjen e Kosovës nga shtetet e OIC-së

Lajme

Tensione në kufirin Liban-Izrael: Sulme me bomba tymuese

Lajme

Gërvalla takon kryediplomatin Gerapetritis: Greqia është aktor kryesor në rajonin tonë