Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Dita sot karakterizohet nga një energji e bukur falë bashkimit të Uranit me Venusin. Ky pozicion sjell mundësi të papritura me shumë fat, si në aspektin emocional, ashtu edhe për lëvizje ekonomike.
Një tjetër ndikim pozitiv vjen nga bashkimi i Hënës me Jupiterin, i cili jep ndjesinë e mbrojtjes dhe suksesit edhe në beteja të vështira.
Megjithatë, astrologia këshillon kujdes për shkak të hyrjes katërkëndore të Diellit me Plutonin. Kjo kërkon maturi, sidomos në udhëtimet me mjete të transportit publik apo makina të mëdha.
Gjithashtu, duhet shmangur imponimi i mendimit personal ndaj të tjerëve; rekomandohet fleksibiliteti dhe mirësjellja.
Dashi Dashi i ka objektivat e qarta në këtë periudhë dhe po punon fort për prioritetet e tij pragmatike. Këshilla kryesore është toleranca: “Dëgjoni shumë njerëz, por bëni si dini vetë,” pasi në fund do të ndiqni axhendën tuaj. Fundjava do të sjellë ide të shkëlqyera për zhvillim dhe evoluim profesional.
Demi Demat duhet të jenë të kujdesshëm me humorin dhe vendosjen e kufijve për të ruajtur qetësinë e tyre. Kjo periudhë kërkon siguri ekonomike dhe emocionale. Faktorë të papritur do të përcaktojnë drejtimin e çështjeve personale, ndërsa në aspektin ekonomik, Urani do të sjellë zgjidhje të momentit të fundit për detyrime që dukeshin të vështira.
Binjakët Binjakët janë në një nivel shumë të mirë optimizmi dhe ndjehen rehat me veten. Ata kanë mbështetjen e njerëzve të dashur dhe bashkëpunëtorëve në planet e tyre profesionale. Marsi ka filluar të shënojë nisje të rëndësishme në punë, ndërsa nga nesër Venusi do t’i japë ngjyra jetës së tyre emocionale dhe dashurisë.
Gaforrja Gaforret po mbajnë larg njerëzit me energji negative për t’u fokusuar te qëllimet kryesore profesionale. Bashkimi i Hënës me Jupiterin u ofron një “mbrojtje” dhe siguri në zgjedhjet e tyre. Sot priten telefonata për plane argëtimi apo udhëtime që do të realizohen deri në mes të majit.
Luani Luanët mund të ndjejnë presion midis asaj që “duhet” të bëjnë dhe asaj që “duan” të bëjnë, gjë që sjell nervozizëm. Rekomandohet një ritëm më i ngadaltë. Çështje të pazgjidhura që nga dhjetori do të marrin konkluzion deri në maj. Urani dhe Venusi mund të sjellin propozime shumë të mira profesionale që i keni pritur prej kohësh.
Virgjëresha Virgjëreshat janë të favorizuara nga fati, sidomos në çështjet me palë të treta, ato zyrtare apo ligjore. Sot dhe nesër do të merrni informacione që do t’ju shtojnë optimizmin. Megjithatë, në aspektin ekonomik këshillohet kontroll i rreptë i shpenzimeve; “mbajeni zinxhirin e çantës gjysmë të mbyllur”.
Peshorja Peshoret do të jenë shumë korrekte dhe të gatshme të vendosin kufij të qartë (“deri këtu, jo më tutje”). Kjo tregon vetëbesim të lartë. Fundjava do të jetë e mbushur me aktivitete sociale dhe argëtim, ku do ta vendosni veten si prioritet.
Akrepi Akrepët mund të ndjejnë stres për shkak të disa detyrimeve ekonomike apo investimeve që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Këshillohet durimi, pasi një zgjidhje e nxituar mund të ketë kosto të lartë. Në jetën personale, faktorë të papritur pozitivë do të shfaqen përmes kontakteve sociale.
Shigjetari Shigjetarët po funksionojnë me vetëbesim të lartë dhe mendimet e tyre do të vlerësohen më shumë se zakonisht. Po fitoni kontrollin mbi financat tuaja, gjë që ju lejon të planifikoni lëvizje në jetën personale. Kur Venusi të kalojë përballë jush, do të merreni më shumë me ngjyrat e dashurisë.
Bricjapi Bricjapët mund të kenë luhatje humori dhe duhet të ushqejnë veten me pozitivitet. Edhe pse mund të mos besoni te fati, jeni të mbrojtur dhe “dora e fatit” është me ju. Rezultatet në punë dhe karrierë do t’ju gëzojnë në fund, prandaj fokusohuni te ruajtja e qetësisë.
Ujori Ujorët kanë ndjesi mikse, midis shqetësimeve dhe gëzimeve të mëdha. Zhvillimet në vazhdim do të jenë shumë të përshpejtuara dhe pozitive. Ujorët, së bashku me Shigjetarët dhe Binjakët, do të përfitojnë më shumë nga lëvizjet e Uranit, duke u lartësuar me ritme të shpejta.
Peshqit Për Peshqit, këshilla kryesore është mirëmenaxhimi i ekonomisë. Megjithëse do të keni takime sociale, është e vështirë t’i lini hallet financiare pas. Duhet të ushqeni veten me optimizëm dhe të lini pas stresin e viteve të fundit, pasi Saturni nuk është më në të njëjtin pozicion rëndues.
/vizionplus.tv
