Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bastisjet e Speciales/ Pamje nga shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Bashkim Smakaj

Derisa në Hagë po vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK-së, mëngjesin e sotëm forcat e EULEX-it kanë zbarkuar në dy lokacione në Prishtinë për të kryer bastisje.

Bastisja po ndodhë me urdhër të prokurorisë speciale në Hagë ndërsa cak i tyre janë shtëpitë e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala.

Bastisjet po vazhdojnë edhe në këto çaste.

Deri më tani nuk dihet nëse është marrë ndonjë provë, por rikujtojmë se bastisje të tilla kanë ndodhur edhe ditëve të kaluara kur janë konfiskuar disa telefona celularë./IndeksOnline