Lajme

Ky është 63-vjeçari që u gjet i vdekur në vendin e tij të punës në Istog

Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog.

Bëhet fjalë për Zymer S. Blakajn, nga fshati Vrellë, vdekja e të cilit ka pikëlluar familjen, miqtë dhe bashkëfshatarët.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur faqja e fshatit Vrellë, përmes një postimi në Facebook, ku është publikuar edhe një mesazh ngushëllimi për të ndjerin.

Në postim, Zymer Blakaj përshkruhet si një njeri i urtë, i sjellshëm dhe i edukuar, i cili ka dhënë respekt dhe ka lënë pas vepra të mira.

“Baci Zymer ishte njeri i urtë, i sjellshëm e i edukum. Ishte njeri që ka dhanë respekt dhe ka lanë pas vepra të mira”, thuhet në postim.

Me këtë rast, faqja e fshatit Vrellë u ka shprehur ngushëllime familjarëve, duke u dëshiruar forcë dhe durim për ta përballuar dhimbjen.

Të Ngjashme