Aktuale

Pamje që sfidojnë çdo skenar filmi! ‘Shtëpia e mbushur me miliona’ e Franc Çopjas (Video)

Pamjet e ekstradimit të Franc Çopjas nga Dubai drejt Belgjikës dhe fotografi që tregojnë luksin e lidhur me emrin e tij janë bërë pjesë e emisionit “Black Box” në Ora News.

Moderatorja e emisionit, Anduena Llabani solli në vëmendje figurën e Franc Çopjas, një prej personazheve të rëndësishëm të dosjes që po hetohet nga autoritetet belge, duke publikuar edhe pamjet e momentit të ekstradimit të tij. Në videon e transmetuar shfaqet avioni me të cilin ai u transferua nga Dubai drejt Belgjikës, nën masa të larta sigurie.

Çopja, i cili është nën hetim në Belgjikë për çështje penale, përfshirë akuza të rënda si vrasja, është gjithashtu një emër që ka tërhequr vëmendjen e drejtësisë dhe mediave shqiptare.

Por vëmendja e emisionit nuk u ndal vetëm te ekstradimi. Moderatorja paralajmëroi edhe pamje që lidhen me pasurinë dhe luksin e personazhit në fjalë, duke zbuluar një detaj që e përshkroi me fjalët: “Nuk ka vetëm dhoma me para, por ka shtëpi me para”.

Ad
“Jeta kalon filmin”, u shpreh moderatorja, teksa në ekran u shfaqën pamjet që shoqëruan rrëfimin.

Në emision u theksua se investigimi do të ndiqte dy pista: rrugëtimin e drogës deri te përdoruesi dhe rrugën që ndjekin paratë drejt ekonomisë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si pasuritë e krijuara nga aktivitetet kriminale mund të depërtojnë në ekonomi.

Ndiqni emisionin e plotë:

Të Ngjashme