Lajme

Jakup Krasniqi përfundon vizitën katërditore në Kosovë, niset për t’u kthyer në Hagë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është larguar nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës, të shtunën rreth orës 12:00, nën masa të rrepta sigurie, pas përfundimit të vizitës katërditore me familjen në Kosovë.

Krasniqi është përcjellë nga pjesëtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, ndërsa kthimi i tij në Hagë, me aeroplan special, pritet të bëhet sot në orën 15:00.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai ka kaluar kohë pranë familjes, nën mbikëqyrjen dhe masat e sigurisë të institucioneve përkatëse.

Ndryshe, më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara në Hagë e dënuan Krasniqin me 25 vjet burgim për krime lufte, në kuadër të aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të Ngjashme