Lajme

Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në Prishtinë, niset për në Hagë

Jakup Krasniqi është larguar nga shtëpia e tij në Prishtinë, pas qëndrimit pranë familjarëve, për t’u kthyer në Hagë.

Në pamjet e fundit nga Prishtina, ai shihet duke përqafuar mbesën dhe duke u përshëndetur me të afërmit para nisjes.

Familjarët e Jakup Krasniqit e kanë pritur në oborrin e shtëpisë në Prishtinë për t’u përshëndetur me të para largimit.

Qëndrimi i tij në Kosovë kishte mundësuar që ai të kalonte kohë pranë familjes, ndërsa largimi është shoqëruar me përshëndetje emocionale.

Krasniqi është dënuar në shkallën e parë nga Gjykata Speciale në Hagë me 25 vjet burgim për krime lufte.

Ai ndodhet në paraburgim në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Të Ngjashme