Aktuale

Rama sulmon Erion Veliajn nga Asambleja e PS-së: Uroj ta kuptojë se është

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS në Tiranë, u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj, sipas tij është duke mbajtur një qëndrim të gabuar ndaj vetë kryeministrit dhe Partisë Socialiste.

Rama tha se nuk kërkon që ta gjykojë, megjithatë shton se do e gjykojnë me ashpërsi politike këdo në Bashkinë e Tiranës që zbaton kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë.

Rama: Si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e Policisë Bashkiake, ashtu si edhe drejtues e punonjës të tjerë në Bashkinë e Tiranës? Pse nuk u bëjnë “like” dhe “share” dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik? Apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?

“S’e gjykoj dot Erjonin për çfarë thotë e çfarë ai bën, uroj me gjithë zemër të kuptojë se është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe në raport me PS. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë , qofshin qytetarë, apo si Erjona Lalaj ( Kreu i policisë bashkiake ), apo demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në bashkinë e Tiranës

Mungesën e kryebashkiakut, ne do ta zgjidhim më 9 maj, me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Evropës dhe ne do ta fitojmë përsëri Tiranën sepse pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve, apo edhe fajeve tona, në gjatësinë e një të përpjete të vështirë, sa 13 vjet përpjekje të mundimshme, PS nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative, ku alternativat e tjera janë shumë më të dobëta, të rrezikshme për të nesërmen e vendit, pas çdo njërës prej tyre, vjen kaosi konfuzioni paqëndrueshmëria.

Të Ngjashme