Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berlini zyrtar i reagon Vuçiqit për zgjedhjet – përmend kërcënimin e votuesve dhe blerjen e votës

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka reaguar për zgjedhjet në Serbi, që u mbajtën 17 dhjetor.

Zgjedhjet parlamentare atje i ka fituar partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por OSBE/ ODIHR ka evidentuar një mori shkeljesh.

Përmes një cicërime në X, ky institucion ka shkruar se këto shkelje përfshijnë keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës.

Për Gjermaninë një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos kur Serbia është shtet kandidat për integrim në Bashkimin Evropian, thuhet ndër të tjera në reagim.

“Serbia ka votuar, por @osce_odihr raporton keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës. Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE”, thuhet në njoftim.