Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se gjatë muajit tetor 2026 ka kryer tri vjedhje në Kavajë dhe Golem, në dy biznese dhe një banesë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Traces”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me policinë e Durrësit, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, shtetasit Erlind Shehaj, banues në Durrës.Sipas hetimeve, 38-vjeçari dyshohet se ka vjedhur shuma parash, një laptop, celularë, pajisje të ndryshme elektronike dhe mjete pune.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur nëse ai është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
