Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bërnabiq: Në OKB sonte do t’i prezantojë botës si jeton populli serb në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sonte se Beogradi është i gatshëm për dialog, por se Kosova dëshiron të shmangë vazhdimin e dialogut me çdo kusht dhe vlerësoi se Prishtina do të përpiqet të vonojë shpalljen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Ajo tha për Tanjug, në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, por se ajo nuk beson se Prishtina do të pajtohet me të.

Bërnabiq theksoi se është mirë që seanca e sotme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e hapur sepse të gjithë do të mund të shohin se si do të mbrohen dhe shtoi se ajo do të bëjë më të mirën.

“Kjo nuk është e lehtë, të kesh shansin të përpiqesh t’i prezantosh botës se si jeton populli serb në Kosovë, dhe këto nuk janë kushtet në të cilat dikush duhet të jetojë – kushtet e terrorit sistematik, poshtërimit dhe torturës dhe nga ata pritet ta pranojnë këtë ose të zhvendosen ose t’i provokojnë që të bëjnë rezistencë të dhunshme, gjë që do ta dënojmë, por mund ta kuptojmë, sepse nëse dikush qëllon mbi fëmijën tuaj dhe nesër është i lirë, fëmija do t’ju pyesë pse”, tha Bërnabiq për Tanjug.